Spitalet e Vlorës dhe Elbasanit ka nisur lëvizjet për të finalizuar kontratat e reja korruptive për shërbimin e lavanderisë deri në vitin 2028, me kompaninë e bostit të prostitucionit ndërkombëtar, Lefter Lamaj, i kamufluar me bashkëjetuesen e tij, Kristinka Leka.
Bëhet fjalë për kompaninë e Devis shpk, me pronare formale Kristinka Leka, si dhe pronar real Lefter Lamaj, i dënuar me 12 vite burg për prostitucion dhe trafiqe në Itali.
Kompania mafioze Devis shpk ka marrë rreth 17 milionë euro tendera, duke monopolizuar shërbimin e lavanderisë në spitale, falë lidhjeve korruptive dhe klienteliste me titullarët e degëve përkatëse.
Nga 17 milionë euro, rreth 9 milionë euro Devis shpk i ka marrë nga Spitali Rajonal i Vlorës dhe Spitalet e Elbasanit, për shërbimin e larjes së çarçafëve të spitaleve.
Përmes dy tenderave në vitin 2016 dhe 2020, Devis ka marrë 4 milionë euro nga spitalet e Vlorës, falë lidhjeve dhe ortakërisë së Kristina Lekës, për të cilat do të flasim në vijim. 5 milionë euro tendera i ka marrë nga spitalet e Elbasanit, duke e kapur këtë shërbim.
Tenderat janë finalizuar me pazar në tavolinë, garë teatrale dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit, rrjedhojë e aferës korruptive.
Meqenëse kontratat 4-vjeçare aktuale janë drejt përfundimit, Prapaskena sinjalizon se tashmë kanë nisur pazaret për mbylljen e kontrateve të reja, që Kristina të jetë sërish fituese e tenderave që do të shpallen në muajit në vijim, për shërbimin e lavanderisë deri në vitin 2028, sidomos për Spitalin Psikiatrik të Vlorës, Spitalin Rajonal të Vlorës dhe Spitalin Spikiatrik të Elbasanit.
Në vend që kompania Devis shpk të sekustrohej nga SPAK si prdukt kriminal në zbatimim të ligjit anti-mafia, kompania vijon të marrë para publike me tendera korruptivë, duke ndarë përqindjen.
Prapaskena do të investigojë çdo manovër Kristinka Leka dhe Lefter Lamaj do të bëjnë për t’i marrë tenderat me ndonjë kompani tjetër, meqenëse Devis shpk, është damkosur si kompani krimi dhe është në vëmendjen e SPAK-ut. Vijon…