Dosja e SPAK ka konfirmuar të gjithë artikujt e Prapaskenës për grupin klientelist dhe korruptiv të Arben Ahmetaj, i shtrirë në dogana, tatime dhe pozicione kyçe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
Mbase kjo është edhe arsyeja se pse Ahmetaj nuk po sulmon Edi Ramën, por vetëm Erion Veliajn, pasi Rama mund të shkarkojë ushtarët e Tigrit, me të cilët kontrollon ende privatizimet, doganat dhe tatimet.
Hetimet e SPAK nxjerrin në pah Gent Gazhelin, aktualisht drejtor Doganash, si një lidhje e fortë, investim dhe madje zar i Arben Ahmetajt.
Ahmetaj, i cili udhëhiqte një rrjet të frikshëm korruptiv që para ardhjes së PS-së në pushtet në 2013, duke korruptuar kretët e bashkive socialiste të Shqipërisë së Mesme dhe Jugut, merrte me vete Gent Gazhelin në udhëtime luksi nëpër Evropë, ndërsa shpenzimet i mbulonte Klodian Zoto, ‘bankomati’ i Tigrit.
Në 18 tetor të vitit 2012, Ahmetaj akomodohet në Hotel Electra Palace në Athinë, ku çuditërisht kërkon dy suita, ndërsa pyet nëse shtetasi Arenc Myrtezani, pjesë e udhëtimit, ishte person i besueshëm. Edhe pse Tigri nuk shoqërohej nga familjarë të tij, nga kunetërit, nga gratë apo të dashurat e tij, kërkon dy suita.
Ndërsa Gent Gazheli në të gjitha udhëtimet që Ahmetaj e merrte me vete, nuk shfaq pretendime për numër dhomash apo cilësinë e hotelit ku akomodoheshin.
![]()
Duket qartë se karriera spektakolare e Gent Gazhelit nga financier i PS-së, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranë (2011), drejtor i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave (2013), ambasador në Turqi (2016), drejtor i Albpetrolit (2020) dhe aktualisht drejtor Doganash, është një investim i Arben Ahmetajt.
Ahmetaj ka ndikuar tek Rama që Gazheli të merrte drejtimin e Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave në vitin 2013 deri në vitin 2016, kohë gjatë të cilës Ahmetaj, sipas SPAK, ishte përfshirë në pastrim masiv parash.
Tashmë kuptohet halli i Ahmetan për të vendosur në krye të Parandalimit të Pastrimit të Parave një ushtar të tij, pët të mbuluar pastrimin e parave të korrupsionit, që Tigri i investonte në pasuri të paluajtshme.
Nuk ka dyshim se sot, Arben Ahmetaj, kontrollon aferat dhe kontrabandën në dogana përmes Gent Gazhelit.
Në reagimin e tij të parë nga arratia, Ahmetaj u ankua se kishte nisur një hakmerrja ndaj njerëzve të tij, në pozicionet kyçe në asministratë.
Së pari, pse një deputet dhe ish ministër duhet të ketë grupin e tij brenda pushtetit, në pocicione kyç të tatimeve dhe doganave? Kështu funksion shteti, me kartele?
Së dyti, kateli i Arben Ahmetajt nuk ështê prekur, pasi ministërja e Financave Delina Ibrahimaj është një kukull që as pluhurin mbi tavolinë nuk e fshin dot pa urdhër nga Rama.
Përveç Gazhelit në krye të Doganave, Klodian Çani, një tjetër lidhje korruptive e Ahmetaj, është drejtor i Informacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Klodian Mene, vëllai i kunatit të Arben Ahmetajt, Leonard Mene, është drejtor i Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë, me të cilin Tigri ka realizuar afera të mëdha, duke kaluar pronat publike në emër të miqve të tij biznesmenë. Ahemtaj, Mene dhe Lirim Fezollari janë pjesë e një tjetër dosje të SPAK-ut.
Vetë kunati i Arben Ahmetjat, Leonard Mene, është drejtori i Investimeve në OSSHEE, ku ka diktuar shumë tendera për klinetët e Arben Ahmerajt.
Me anë të motrës, Brunilda Mene, Ahmetaj kontollon pensionet. Sipas dosjes së SPAK, Bruna kujdesej për ecurinë e punimeve në vilën e korrupsionit të Ahmetajt në Hamallaj. Në dosjen e SPAK del shpesh edhe emri i nënës së Arben Ahmetajt, e cila udhëtonte jashtë vendit me grupin klientelist të të birit.
Endrit Duçka, drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, është një tjetër anëtar i bandës së Arben Ahmetajt.
Duçka është kushëriri i Geraldina Prodanin, edhe kjo pjesë e klanit të Tigrit.
Duçka është dhëndri i oligarkes Vilma Nushi dhe është angazhuar për privatizimin e ish serës tek Unaza e Re, duke e kaluar në pronësi të ish trafikantit të drogës, Edmond Bego. Ky i fundit, i mbuloi Ahmetajt vilën e korrupsionit në Pasalë sipas dosjes së SPAK-ut.
Duçka i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit penal falë lidhje të forta klienteliste.
Ndërkaq, njeriu që lëviz dhe ‘parkon’ paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt, është Artan Gjokaj, i cili ka përmendet me dhjetëra herë në dosjen e SPAK-ut, si maksë e Arben Ahmetaj në pastrimin e parave.
Nga mësues në arsimin fillor në Gjirokastër, Artan Gjokajn e solli Tigri në Tiranë si njeri të besueshëm, duke e katapultuar në poste drejtuese.
Me një mastër fals, Gjokaj mori TND dhe u emërua nga Ahmetaj drejtor i Letrave me Vlerë.
Më pas e caktoi si likujdator i disa ndërmarrjeve publike. Gjokaj mbulon disa biznese të Arben Ahmetajt, ndërsa sipas dosjes së SPAK-ut, Gjokaj është përfshirë në pastrimin e parave të Ahmetajt me vilën në Hamallaj.