Prostitucion në qendrën e masazheve në rrugën “Bardhyl”, arrestohet 24-vjeçarja, shpallet në kërkim administratori

Aktualitet

Publikuar: 19/07/2023

Prostitucion në qendrën e masazheve në rrugën “Bardhyl”, arrestohet 24-vjeçarja, shpallet në kërkim administratori

Arrestohet një 24-vjeçare dhe shpallet në kërkim pronari i një qendre masazhesh në Tiranë, pasi e kishin kthyer ambientin për prostitucion.

Sipas policisë, nën hetim janë vënë edhe tre vajza të tjera që punonin në qendrën e masazheve.

36 vjeçari administronte qendrën e masazheve në rrugën Bardhyl në kryeqytet në të cilën ishin të punësuara 24 vjeçarja tashmë e arrestuar si edhe tre shtetaset e tjera. U sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.