Nadir Çausholli është një personazh i skeduar për skema mashtrimi me pasoja të rënda, afera me rimbursinin e barnave, falsifikime, korrupsion dhe i familjarizuar me qelitë e burgut.
Nadir Çausholli është pronar i kompanisë
CFO PHARMA, e cila ka marrë rreth 470 tendera publikë. CFO PHARMA më parë quhej “Omega Pharma Group”.
Kompani u ndaluar me vendim të Gjykatës së Tiranës që të tregtonte ilaçe të rimbursueshme për 3 vjet, por marifetçiu ia doli lehtësisht që të aktivizojë një kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor vetëm pak muaj pas dënimit, pasi e transferoi kompaninë nën ombrellën e një marke të re.
FSDKSH është herë pas here objekt hetimesh dhe arrestimesh, për afera me një rreth biznesmenësh, që ndryshe quhen mafia e ilaçeve.
CFO PHARMA ka marrë tendera nga rreth 50 ente publike, kryesisht degë të sektorit të shëndetësisë.
Nga rreth 470 tendera, Nadir Çausholli mbi 60 tendera i ka marrë vetëm nga Spitali Rajonal i Vlorës, pra mbi 11 % të tenderave, që diktohen gjithsesi nga Ministria e Shëndetësisë.
Vjedhja me barin Soludamin dhe falsifikimi
Bari Soludamin 100 militërsh shërben për pacientët që vuajnë nga veshkat dhe trajtohen me hemodializë. Ky medikament i përbërë nga 10 flakonë, importohet në Shqipëri nga kompania CFO Pharma, e drejtuar nga biznesmeni Nadir Çaushollit, dhe deklarohet në doganë me çmimin CIFF, 0.4 euro.
Çmimi CIF përfshin koston e prodhimit dhe të transportit deri tek pika doganore me Shqipërinë. Sipër vendimit numër 53, datë 5.2.2014, importuesi duhet të përllogarisë një marzh fitimi deri në 11 % mbi çmimin CIF.
Pra, ky produkt nuk duhet të shitet në treg, jo më tepër se 74 lekë të reja. Por ky prodhim grek në tregun shqiptar shitet me një çmim shumë herë më të lartë në shkelje të ligjit nga Çaudholli, me vlerë 180 fish më të lartë.
Sipas faturës së lëshuar nga kompania CFO Pharma, Soludamina mbërrin në farmaci me çmimin 1042 lekë të reja. Skandali thellohet edhe më tej, sepse në pullën e stampuar, ky medikament shitet 1357 lekë, shumë herë më i lartë se norma e fitimit prej 11 % nga çmimi CIF.
Dhe nëse shikoni me kujdes pullën e Soludaminës, dallohet që nuk ka një numër serie, ndërsa thuhet se është lëshuar nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Kjo pullë nuk vendoset më tek medikamentet që prej janarit të 2015, me vendim të Këshillit të Ministrave. Për Qendrën e Kontrollit të Barnave, pulla e këtij ilaçi është false.
Mashtrimi 2 milionë euro i Nadir Çaushollit
Nadir Çausholli bëri bujë në vitin 2015 kur pas një hetimi disamujor prokuroria zbuloi skandalin e mashtrimit me recetat false për barnat e rimbursueshëm, specifikisht për ilaçin “ketosteril”, përmes të cilit iu zhvatën shtetin shqiptar 2 milionë euro.
Në fillim të vitit 2016, gjykata e gjeti fajtor Nadir Çaushollin për veprat penale “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentesh” duke i dhënë 5 vjet burg.
Por, për shkak se ai pranoi gjykimin e shkurtuar, gjykata i uli 1/3 të dënimit, i cili më pas u konvertua në shërbim prove.
Çausholli doli nga qelia në tetor të vitit 2016 dhe tashmë me maskë të re, duke i ndërruar emrin kompanisë nga “Omega Pharma” në “CFO Pharma” vijoi të kishte marrëveshje me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke përfituar miliona nga paratë e shqiptarëve.