‘Një kafe me Zoton dhe Tigrin’, Baftjar Zeqo për përgjimet e SPAK: Si mbaj mend fare, Ahmetajn e kam shok partie, s’është miku im

Aktualitet

Publikuar: 13/07/2023

‘Një kafe me Zoton dhe Tigrin’, Baftjar Zeqo për përgjimet e SPAK: Si mbaj mend fare, Ahmetajn e kam shok partie, s’është miku im

Deputeti socialist, Baftjar Zeqaj ka folur për përfshirjen e tij në dosjen e ish ministrit Arben Ahmetaj. Zeqaj ka thënë se ftesën e Ahmetajt, Mërtirit dhe Zotos nuk e kujton ndërsa shton se me ish ministrin nuk ka asnjë marrëdhënie shoqërore.

Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetaj.

Absolutisht asnjë tender s’kam firmosur. Inceneratorin unë e kam dëgjuar si një lëvizje nga njerëzit e komunës që nuk e donin, unë atëherë e kam mësuar se çfarë ishte pastaj për hetimin e SPAK.

Kaq di për incerneratorët. S’kam pirë kafe asgjë, për mua është shok partie, s’është shoku im. Mua s’më kujtohet takimi dhe tema. Nuk mbaj mend do thosha. Unë se mbaj mend, ky takim mund të jetë në 1 mijë takime. Unë jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet por jo se përmendem në dosje.”-thotë Zeqo.