I doli emri në dosjen e Ahmetajt, Ervin Manushi shet 3 mijë lekë një makiato bashkë me Derrin e Kukësit, rrjet kompanish të dyshimta

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/07/2023

I doli emri në dosjen e Ahmetajt, Ervin Manushi shet 3 mijë lekë një makiato bashkë me Derrin e Kukësit, rrjet kompanish të dyshimta

Çdo vit e më shumë qytetarët ankohen për çmimet abuzuese në jug gjatë sezonit turistik veror. Buxheti i limituar sjell edhe frekuentimin gjithmonë e më pak të pushuesve drejt plazhit.

Një qytetar, në një intervistë për emisionin ‘Summer Cube’, në Euronews Albania është shprehur se vjet ka bërë pushime në Spille dhe për 5 ditë ka harxhuar 2 mijë euro.

Ai ka thënë më tej se për këtë vit, çmimet janë shtrenjtuar dhe se nuk e di nëse do të bëjë pushime dhe për shkak të punës.

Kjo faturë tregon se një makiato shitet 3 mijë lekë, duke vendosur një rekord në Evropë.

Fatura e kripur është lëshuar nga një prej lokaleve Nona’, me pronarë Ervin Manushin nga Tiranë dhe një presonazh të dyshimtë, Uran Derri nga Kruma e Kukësit. Nona ka shitur 33 mijë lekë 3 kokërra vezë.

Ervin Manushi figuron në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin e Arben Ahmetajt. Manushi është pjesë e rrethit të biznesmenëve që kanë mbuluar pasuritë e korrupsionit të Tigrit.

Manushi dhe Derri kanë marrë edhe sipërfaqe në zona të mbrojtura dhe parqe, dhe madje edhe në Parkun e Liqenit në Tiranë, duke i shfrytëzuar për biznes.

Manushi dhe Derri kanë ngritur një rrjet lokalesh dhe restorantesh nga Tirana në bregdet.

Manushi kontrollon një rrjet prej rreth 15 kompanish me Sokol Nanon, Veli Kazazi, Briken Fejzullai, Klevest Ullorja, Erjon Bushi, Alban Bushi, Ergort Kuka etj.