Gazetari Muhamed Veliu debuton si dhënës lajmesh në Top Channel (videoja e edicionit të lajmeve)

Aktualitet

Publikuar: 13/07/2023

Gazetari Muhamed Veliu debuton si dhënës lajmesh në Top Channel (videoja e edicionit të lajmeve)

Publiku është mësuar t’a shikojë nga terreni, duke raportuar me profesionalizimin, saktësinë dhe seriozitetin që e karakterizon, rreth zhvillimeve të rëndësishme politike brenda dhe jashtë vendit, por edhe në konflikte luftarake apo duke shkoqitur tema sensitive me hije korrupsioni, pastrimi parash, krimi apo agjenturash.

Por, gazetari Muhamed Veliu është shfaqur për herë të parë si dhënës lajmesh, në një edicion lajmesh, në Top Channel.

Veliu ka debutuar si folës në një edicion lajmesh. Muhamed Veliu do të vijojë raportimin nga terreni, por tashmë duket se do t’a shohim edhe në edicione lajmesh.