SPAK i kërkoi policisë të mbante nën vëzhgim Ahmetajn ditën që Tigri u arratis nga Greqia. Kush është ish zyrtari i PD-së që ka caktuar për të dhënë mesazhe

Krim & Korrupsion

Publikuar: 12/07/2023

SPAK i kërkoi policisë të mbante nën vëzhgim Ahmetajn ditën që Tigri u arratis nga Greqia. Kush është ish zyrtari i PD-së që ka caktuar për të dhënë mesazhe

SPAK mësohet se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të mbante nën vëzhgim ish ministrin Arben Ahmetaj, ditën e premte, dy ditë para se të zyrtarizonte kërkesën për arrestim në Kuvend për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.

Prapaskena mëson se paraditen e të premtes, policia është vënë në lëvizje nga SPAK për t’a mbajtur Ahmetaj nën mbikqyrje.

Por çfarë ndodhi? Mesditën e së premtes, Ahmetaj ka kaluar kufirin drejt Greqisë.

Duhet theksuar për publikun se si SPAK, ashtu edhe policia, nuk kishin asnjë tagër për t’a ndaluar Ahmetajn, për shkak të imunitetit parlamentar.

Çdo masë sigurie për deputetin, që nga bllokimi i pasaportës dhe urdhëri për të qëndruar në një perimetër të caktuar, merret vetëm me vendim të Kuvendit.

Kjo është mbrojtja të kupola politike i ka krijuar vetes. Ahmetaj është larguar qetësisht për t’i shpëtuar burgut, dhe askush nuk mund t’a ndalonte.

Ndërkaq, Tigri ka zgjedhur një pseduogazetar, ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, për të dhënë mesazhe nga arratia.

Ish zyrtari i PD-së është rekrutuar nga Tigri fillimisht me karkaleca, verëra të shtrenjta dhe puro, dhe në vijim me para cash, duke i hapur edhe një televizion me para të pista.

Ahemetaj e përdori për të sulmuar ish shokët e tij, media të caktuara dhe gazetarë që denonconin aferat e Tigrit.

Prapaskena do të publikojë disa fakte tronditëse në vijim për pastrimin e parave nga TV-kioska, dhe jo vetëm dokumente!