Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin Vilë- Boshtovë të Kavajës ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Tirana.
Babai 50-vjeçar së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.
Burime bën me dije se nuk ka pasur roje bregdetare ne momentin qe ka ndodhur ngjarja.
Gjithashtu ajo ka thënë se dëshmitarë okularë kanë treguar e ata kanë lajmëruar ambulancën menjëherë, por kjo e fundit ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë, duke e bërë kështu të pamundur shpëtimin e tre viktimave.