Këto janë momentet e para pas ngjarjes në Borizanë të Krujës ku fisi i deputetit të PS, Rrahman Rrajas, dhunoi barbarisht me shkop bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majan.

Siç u pa edhe në videon e regjistruar në momentin kur dhunoheshin, pamje tepër të rënda, dy të plagosur janë shoqëruar në polici, edhe pse kishin plagë në rënda në kokë dhe trup.

Bilbil dhe Jashar Maja ishin ankuar në polici për minat në guroret e Përparim Rrajës.
Nga pamjet e publikuara dhe informacionet e marra, policia i ka mbajtur për disa kohë në komisariat, duke mos njoftuar ambulancën.

Nga pamjet, shihen plagë të rëndë të dy kushërinjve në kokë e në trup. Sherri ndodh pasi këta të fundit, bashkë me disa banorë të zonës, denoncuan se gurorja e cila administrohet nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja, po u dëmtonte banesat.
Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.