Këto pamje të rënda tregojnë se si fiset barbare, të lidhur me pushtetin, dhunojnë qytetarë dhe shkatërrojnë mjedisin me gurite, duke i shpëtuar veprimit të shtetit ligjor.
Ky që shihni në foto është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja, me një pistoletë në dorë duke kanosur personin që po dhunohet barbarisht me shkopinj nga banda e tij.
Një qytetar i zakonshëm do të dënohej mbi 10 vite burg për armëmbajtje pa leje, kanosje me armë dhe plagosje të rëndë me dashje.
Por Xhelali do të dalë i lirë pas disa ditësh, pasi i ka krahët e ngrohtë nga vëllai deputet, të cilit Edi Rama i ka lënë dorë të lirë për të shfrytëzuar Krujën për gurore, kontrolluar policinë, dhunuar qytetarë që ankohen për ndotjen, pastruar para dhe pisëllëqe të tjera.
Në këmbim Rraja mbledh vota me bandën e tij. Kujtojmë që disa vite parë djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u akuzua se ka përdhunuar dhe djegur me cigare ish të dashurën Xhisiela Maloku.
Disa javë më parë u arrestua edhe Ramatan Rraja, si i implikuar në atentate ndaj prokurorit Arjan Ndoja, si dhe për ngjarje të tjera kriminale. Megjithë këtë aktivitet kriminal familjar, Rraja vijon të jetë deputet.