Anasatas Angjeli, i konsideruar si mamuthi i korrupsionit, dha sot lajmin se OJF-a e tij familjare, me emrin e madh Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është certifikuar nga Komisioni Europian.
Caci nuk thotë se cili organ pranë KE e ka certifikuar dhe për çfarë e ka certifikuar. Faktet kanë treguar se Universiteti Mesdhetar mund të certifikohet vetëm si një OJF familjare te Cac Angjelit, me të cilën pastron para, shmang taksat dhe shet karton-diploma.
Të jerat janë mashtrime dhe reklamë për të afruar sa më shumë blerës diplomash.
Po le të ndalemi tek faktet.
Nuk është në standardet e BE-së një universitet familjar si ky i Cac Angjelit, ku vetë është pronar, gruaja e tij Greta Angjeli pedagoge dhe djali Eros drejtor.
Nuk është në standardet e BE-së një universitet qokash, ku Cac Angjeli është i punësuar në Akademinë e Shkencave, ndërsa profesorët e Akademisë së Shkencave janë të punësuar tek universiteti familjar i Cacit.
Herë pas here nderojnë edhe njëri-tjetrin me tituj, dhe kështu mastrubohen në një qark të mbyllur dhe mburren me grada. Caci i përdor profesorët edhe për t’i gjetur blerës diplomash.
Nuk është në standardet e BE-së një universitet ku shkojnë kryesisht ‘ngelësit’ dhe ‘vjeshtukët’, drejtorë dhe zyrtarë që nuk kanë një diplomë, emigrantë që duan një diplomë si dekoratë dhe pensionistë, të cilët diplomohen me mesatare pranë dhjetër.
Nuk është në standardet e BE-së një biznes familjar i regjistruar si OJF për të mos paguar taksa, ndërsa në Ministrinë e Arsimit rezulton si universitet.
Universiteti Mesdhetar është ngritur me para të dyshimta si dhe nuk dorëzon bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke krijuar kështu një terren për pastrim parash.