Më 8 qershor 2022, gjatë takimit në Tiranë të Ministres e Brendshme të Italisë, Luciana Lamorgese, ministri Bledar Çuçi i prezantoi edhe një këshilltar të tij, si “ekspert të anti-trafikut të drogës e anti-mafies”, ndërsa më 6 maj 2023, priti kreun e INTERPOL, Jürgen Stock.
Ministrja italiane, kreu i INTERPOL dhe zyrtarët e Anti-mafies që i shoqëronin në Tiranë, nuk e dinin se këshilltari i prezantuar si “ekspert” prej ministrit Bledar Çuçi, ishte Arjanit Arapi, ish-kryepolici person në hetim e kërkim për trafik droge e femrash në Itali, si dhe me dosje në SPAK për drogë, kontrabandë dhe pjesë e një rrjeti mafioz shqiptaro-ballkanik.
Mund të duket çudi, por krye-trafikanti Arjanit Arapi, me mandatin si këshilltar Anti-droge e Anti-mafie i ministrit Bledar Çuçi, ka kontaktuar me drejtues të Njësisë Anti-mafie të SHBA që është vendosur në Tiranë; me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL, me shefin e DEA, me shefin e FBI, me shefat e Zyrave Anti-Trafik të Spanjës, Gjermanisë, Francës e Kroacisë, madje më 13 qershor 2023, Çuçi e futi dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Mbështetur në prova, “Pamfleti” po i vjen në vëmendje FBI, DEA e EUROPOL dhe partnerëve Anti-mafie të BE, se Arjanit Arapi, këshilltari Anti-trafik e Anti-mafie i ministrit Bledar Çuçi, është ish-Drejtor Policie i Qarkut Gjirokastër, i cili më 9 prill 2017 u shkarkua e përjashtua nga policia.
Sepse me përgjime të ish-Prokurisë së Krimeve të Rënda që sot quhet SPAK; Policia e Shtetit faktoi se Arjanit Arapi, ishte pjesë e një grupi kriminal në Përmet, që iu kap 11.6 ton drogë e gatshme për trafikim në Itali e Greqi.
Gjatë hetimit, 7 të arrestuarit, dëshmuan se komandoheshin nga Shefi i Komisariatit të Përmetit, Ermir Gërxhani dhe nga Drejtori i Policisë të Qarkut Gjirokastër, Arjanit Arapi, të cilët garantonin paprekshmërinë e 70 parcelave me drogë në zonën e Frashërit dhe magazinën me 11.6 ton drogë që u kap në fshatin Pagri të Përmetit.
Pas shkarkimit, Arjanit Arapi u regjistrua si person nën hetim nga prokuroria dhe u paraqit 3 herë për tu marrë në pyetje, ndërsa më pas u fsheh në zonën e tij në Mirditë dhe prej andej, nëpërmjet një epikrize mjeksore false u largua nga Shqipëria për gjoja trajtime urgjente.
Ndërsa policia, SHÇBA dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e lanë në harresë prej 4 vitesh, por megjithëse këto shërbime anti-krim dhe SPAK e kanë ende në hetim, më 15 janar 2021, Arjanit Arapi u emërua Këshilltar Anti-drogë e Anti-mafie i ministrit Bledar Çuçi, të dy miq në krime velektorale, në ndërtime pa leje, kontrabandë e pastrim parash, çeqe biznesesh e trafikantësh.
Pasi forcoi pozitat si krye këshilltar dhe prej ndikimit që ka te Bledar Çuçi, krye trafikanti Arjanit Arapi riktheu në polici dhe ish-shefin e Komisariatit të Përmetit, Ermir Gërxhani, bashëpunëtorin e tij në 11.6 ton drogë që u kap, duke e emëruar Shef Komisariati në Kuçovë, ku Bledar Çuçi është Drejtues Politik i PS.
Aq fortë janë të lidhur ministri Bledar Çuçi e krye-trafikanti Arjanit Arapi, në punë të pista që i hetojnë FBI, DEA, EUROPOL e BKH; sa Çuçi u emërua ministër më 25 dhjetor 2020, ndërsa Arapin e trafikut të drogës, trasferimit të parave të zeza e trafikut të femrave në Itali, e mori këshilltar pas 20 ditësh më 15 janar 2021.
NË VIJIM/ Do publikojmë fakte nga punët e pista që Arjanit Arapi ka bërë kur ishte Shef Krimesh në Kombinat-Tiranë, Shef Komisariati në Pogradec; gjatë vitit 2013 kur ruhej nga agjentët e Repartit Special “RESI” si person i pëfshirë në vrasjen e krye-komisar Dritan Lamaj; nga aktiviteti si gjoja “jurist” i firmës “Bardhok Arapi” dhe kapja e këtij me 100 kg. drogë; e shumë punë të pista që po bën prej 2 vitesh e gjysmë nën mburojën e ministrit Çuçi./Pamfleti