Arrestohet Aldor Nini i Acromax, publikoi video ish dashnores Sara Basha, mbesa e Anila Bashës, historia rozë molla e sherrit mes thithlopës së gjobave dhe armikut të medias

Dosje rozë

Publikuar: 05/07/2023

Arrestohet Aldor Nini i Acromax, publikoi video ish dashnores Sara Basha, mbesa e Anila Bashës, historia rozë molla e sherrit mes thithlopës së gjobave dhe armikut të medias

Prapaskena mëson se bosi i Acromax, Aldor Nini, i njohur si armiku i medias, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për përndjekje.

Sipas Policisë Nini ka dhunuar, përndjekur ish bashkëjetuesen e tij, Sara Basha, e cila ka bërë kallëzim. Aldor Nini dyshohet se ka publikuar një video të Sara Bashës në rrjete sociale, në momente tensioni, në kuadër të sherrit me Anila Bashën.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale, përfshirë edhe një faqe, në Facebook, Limoni Arte, që dyshohet se menaxhohet nga Aldor Nini.

Sara Basha është mbesa e gazetares Anila Basha, e njohur si thithëlopa e gjobave.

Ditët e fundit, thithëlopa e gjobave Anila Basha dhe njeriu që mbyll rrjetet sociale Aldor Nini kanë pasur një përplasje të ashpër mediatike.

Sipas portalit newsbomb.al të drejtuar nga Basha, Nini i ka bllokuar të gjitha profilet e rrjeteve sociale të kësaj medieje, pa të drejtë.

Megjithatë, pavarësisht se përplasja në dukje është profesionale, mësohet se ngjarja është më e thellë se kaq.

Vajza me të cilën Nini ka bashkëjetuar dhe që sipas Policisë e ka dhunuar e përndjekur, është mbesa e gazetares Anila Basha.

Prapaskena mëson si Aldor Nini dhe Sara Basha kanë pasur mosmarrëveshje, ndërsa Anila Basha ndërhynte në jetën e tyre si të ishte ndonjë ‘kryeplak fshati’.

Aldor Nini ka pretenduar se Sara Basha e ka tradhtuar disa herë me një personazh, i cili dyshohet se edhe e ka kërcënuar Ninin.

Gjitjashtu, në një video, shihet Sara Basha duke goditur Aldor Ninin. Ky i fundit është hakmarrë duke i mbyllur rrjetet sociale Anila Bashës, që i përdor për të vendosur gjoba.

Policia, para arrestimit të Aldor Ninit, duhet të arrestonte Anila Bashën, pas një audio të publikuar nga Prapaskena, duke i vendosur gjobë One Albania.

Audiopërgjimi i Elvi Fundos dhe Anila Bashës duke vendosur gjoba si Shullazi: Ka 5 muaj që të kërkoj lekë, hajde në zyrë ndryshe…