Këngëtarja Fjolla Morina bëri një deklaratë të bujshme, duke thënë se kishte dijeni për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Fjolla me anë të një postimi të bërë dje në rrjetet sociale pretendon se ka dijeni për personin që qëndron pas zhdukjes së Martinajt. Në lidhje me deklaratat e bëra ka reaguar edhe nëna e Fjolla Morinës, e cila është shprehur se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor.
Për “Insajderin” ajo ka thënë se Fjolla ka nevojë për trajtim në psikiatri, por institucionet nuk po e kryejnë detyrën si duhet.
“E kam lajmru në polici e denoncu qysh nga janari, por sjanë marrë kurrë masa. Më ka sulmuar njëherë dhe ofenduar i thirra policinë, erdhen plotë 10 polic e morën e kanë dërgu në stacion. Kanë fol me të edhe prap e kanë liru”, tha ajo.
Gjithashtu në një dokument vërtetohet se Morina është trajtuar në Qendrën Klinike Psikiatrike, por që ka zhvilluar vetëm dy seanca, ndërkohë që i nevojiteshin 12 të tilla në një hark kohor prej 12 muajsh.
Kujtojmë që Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej korrikut të 2022. Një sërë skenaresh janë ngritur, ku disa pretedojnë se mbreti i lojërave të fatit është ekzekutuar nga rivalët e tij, ndërsa disa të tjerë thonë se ai është ende gjallë.