‘Klyshi i Ramush Haradinajt…./ Fjolla Morina ‘plas bombën’: Durim Keçi e di ku është Vis Martinaj

Aktualitet

Publikuar: 01/07/2023

‘Klyshi i Ramush Haradinajt…./ Fjolla Morina ‘plas bombën’: Durim Keçi e di ku është Vis Martinaj

Fjolla Morina është një emër i njohur për industrinë muzikore, për policinë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ajo ka kohë që është tërhequr nga muzika pasi është fokusuar në rritjen e vajzës së vogël, por s’mund të themi që është larguar nga rrjetet sociale.

Kohët e fundit, Fjolla ka akuzuar shumë persona si ‘krimi i organizuar’, madje të shpeshta janë thirrjet e saj për policinë, SPAK dhe ambasadat që të arrestojnë disa persona, që asaj i kanë bërë dëme e që i kanë shkatërruar jetën apo e kanë ‘spiunuar’.

Ajo kërkon nga shteti që të arrestojnë Ramush Haradinajn, ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, Morena Tarakun e mbi të gjithë Durim Keçin, të cilin e cilëson si personin që është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj.

Ajo ka postuar një ‘instastory’ ku tregon datën e zhdukjes së Ervis Martinajt, 19 shtator 2022.

'Klyshi i Ramush Haradinajt..../ Fjolla Morina 'plas

Më pas akuzon Durim Keçin si personin që ka dijeni për vendndodhjen e Martinajt.