Hotel ‘Pameba’ me 3 kate i Vangjush Dakos, si e legalizoi për 6 kate, ka edhe një video pazari si dhe një ‘qytet me magazina’

Krim & Korrupsion

Publikuar: 01/07/2023

Hotel ‘Pameba’ me 3 kate i Vangjush Dakos, si e legalizoi për 6 kate, ka edhe një video pazari si dhe një ‘qytet me magazina’

Ky është hotel ‘Pameba’ me 3 kate i Vangjush Dakos, i arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre, por që e ka kaluar në emrin e të vëllait Edmond Dako, bashkë me një qytezë me magazina në Durrës, pasuri të cilat dyshohet se burojnë nga paratë e pista.

Ndërtesa që ka funksionuar si hotel. Edhe pse është me tre kate, është legalizuat në mënyrë korruptive dhe duke falsifikuar dokumentet, sikur është me 6 kate.

Legalizimi korruptiv është bërë në vitin 2020 me ndërhyrjen e Vangjush Dakos, i cili kontrollonte Bashkinë e Durrësit dhe drejtorinë e Legalizimeve.

Prpapaskena ka prova për një takim mes Dakos dhe personit që ka bërë legalizimin abuziv. Takimi është zhvilliluar në një restorant të njohur në Durrës.

Afera është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por Prokuroria e Durrësit, nuk ka nisur një hetim, edhe pse faktet janë flagrante.

Gjithashtu, nuk dihet burimi i parave për ndërtimin e hotelit, ashtu siç nuk dihet burimi i parave për ndërtimin e një pallati 11 kate nga Dako, i cili e ka deklaruar 72 milionë lekë.