Është zbardhur dinamika e ngjarjes të ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës. Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave që kanë vendosur tritolin, dhe ka bërë shpalljen e tyre në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasit Seadet Muftia dhe Zabit Mehmedaj, emri i të cilëve është i njohur për blutë, pasi janë shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale.
Të dy këta persona, mësohet se më parë kanë qenë futbollistë. Seafet Myftia rezulton të jetë ish-futbollist i skuadrës së Tërbunit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të garazhit, në pronësi të shtetasit Agim Uraj, 52-vjeç. Shtetasi në fjalë është pronar i një kompleksi në Shkodër.