I afërmi i babë e bir që u vranë në Dukagjin: I gjeta të vrarë në makinë

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2023

I afërmi i babë e bir që u vranë në Dukagjin: I gjeta të vrarë në makinë

Ditën e djeshme u vranë në Dukagjin, Gjokë dhe Eduard Gurra, babë e bir. Pas ngjarjes, kushëriri i dy viktimave ka treguar se si i gjeti të vrarë të afërmit e tij. A.Gurra, tregon se flakët janë parë prej tij në çatinë e shtëpisë së Gjokë dhe Eduard Gurrës, rreth orës 12:00 të mesditës së 29 korrikut.

Ai thotë se kur ka parë flakët ka telefonuar Gjokën, i cili i ka kërkuar kushëririt që të mundohej të fikte zjarrin, dhe se ka dyshuar se shkak për rënien e flakëve në banesën e tij, mund të jenë bërë dy panelet diellore që ai kishte vendosur mbi çatinë e shtëpisë.

Më pas A.Gurra, ka deklaruar se ka braktisur punën në shtëpinë që po digjej dhe është nisur drejt zonës, nga erdhën të shtënat me armë, pasi ishte bërë kurioz se çfarë mund të kishte ndodhur dhe kush kishte qëlluar disa herë me armë.

Kusheriri i viktimave ka marrë në telefon policinë, duke e njoftuar për ngjarjen e rëndë. Ndërsa i pyetur se kush e kishte bërë vrasjen, Gurra, ka rrëfyer se nuk ka parë asnjë person të armatosur dhe jo të armatosur rreth zonës së krimit.