SPAK prangosi disa ditë më parë Vangjush Dakon për dy episode shpërdorimi detyre.
Më shumë se sa arrestim, SPAK në fakt po e shpëton Vangjush Dakon, i cili me një akuzë shpërodrimi detyre, synon të mbulojë dhe t’i shpërojë veprimit të ligjit për pastrim parash me pallatin 11 kate që e ka deklaruar 70 milionë lekë, leje ndërtime të paligjshme, skemë korrupsioni me betonin, fshehje pasurie dhe një sagë aferat të tjera.
Prapaskena është njohur me një dosje të Vangjush Dakos dhe vëllait të tij, Edmond Dako, përballë të cilës akuza e SPAK për shpërdorim detyre para 10 vitesh, është vërtetë qesharake.
Do të mjaftonte vetëm një element, ku një hotel me 3 kate në Durrës, të cilin Dako e ka kaluar në emrin e të vëllait, Edmond Dako, është legalizuar sikur është me 6 kate, me qëllim për të hapur rrugën për t’i shtuar më vonë edhe 3 kate të tjera.
Hetuesit e BKH-së të shkojnë t’a vizitojnë në befasi hotelin se mbase gjejnë edhe Vangjushin aty, edhe pse me letra është në burg.
Edmond Dako është dora kryesore e Vangjush Dakos për fshehjen e pasurive, ndërtime pa leje, zaptime dhe pastrim parash.