Kompania Bega-07 përfaqëson një kod mafioz, klientelizmi, korrupsioni dhe shkatërrimi të bregdetit të jugut, me ndërtime kaotike dhe me para me burim të dyshimtë.
E themeluar në vitin 2007, pronari i kompanisë së ndërtimit është Arben Muçobega, një ‘oktapod’ korrupsioni nga Himara në Tiranë.
Sot po sjellim evidenca për SPAK-un dhe drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
Në shtator 2007, Muçobega, themelon kompaninë me kapital 100 mijë lekë.
Pas disa vitesh, kompania ka invesruar miliona euro në ndërtimin e dhjetërave pallateve nga Himara në Tiranë.
A i bën përshtypje ky fakt SPAK-ut dhe drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave?
Cili është burimi i parave të investimit në ndërtim? Si kanë hyrë paratë në kompani? A janë paratë e bosëve të drogës dhe krimit?
Me çfarë dokumentacioni i justifikon Arben Muçobega qarkullimin e dhjetërave milionë eurove me një kompani me kapital 100 mijë lekë?
Ndërkaq, mafia e pronave, Gentian Stratobërdha, është fija klinteliste që Arben Muçobega ka në Bashkinë e Himarës, për të ushtruar ndikim dhe realizuar intetesat e tij në ndërtim.
Gentian Stratobërdha është drejtori i Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Himarë, pikërisht në sektorin e ndërtimit.
Gentian Stratobërdha, inxhinier i Kishës Orthodokse, i besuar i Kryepeshkopit Janullatos për të gjitha restaurimet dhe ndërtimet që bën kisha në Shqipëri, në 2015 emërohet Shef urbanistike në Himarë.
Ndërkaq, Petraq Stratobërdha, babai i Gentianit “caktohet” si drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit “Bega07”.
Kompania “Bega07” e Arben Muçobega, që prej vitit 2015 ka lulëzuar në tregun e ndërtimeve në Tiranë dhe Himarë.
Lidhja korruptive është e qartë, por nuk dihet nëse Arben Muçobega është maskë e Gentian Stratobërdhas apo e kundërta.
Vetë Muçobega, nëpër tavolina pazaresh, thotë se herë punon për Alket Hysenin, herë për Baftjar Zeqon, herë për Janullatosin dhe herë veten e tij.
E faktuar është se Gentian Stratobërdha dhe pupaci i krimit dhe parave të pista, Jorgo Gore, japin lejet, ndërsa Arben Muçobega bën pallate me para të dyshimta.
Disa hotele luksoze në ballë të Himarës janë ngritur nga “Bega07” ku Stratobërdha baba ndërton dhe biri jep lejen.
Paratë ndahen nga Jorgo, Stratobërdhat dhe Muçobega.
Afera e ndërtimeve në jug dhe Tiranë nga banda e Himarës, përveçse kalon qindra miliona euro shpëlarje parash të pista, ka dhe një qëllim të caktuar shkatërrimi.
Arben Muçobega, me një backgraund të theksuar kriminal, mbahet si fasadë “biznesi” me kompanitë, “Compass Studio” dhe “Begao7”, ku pas tyre qëndrojnë “famullitarët” e Kishës Orthodokse Petraq dhe Gentian Stratobërdha.
Të dy miq të mirë të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, që bashkë me Jorgo Goron e bëjnë aksin Tiranë – Himarë një zonë të mbyllur biznesi.
A është ky një aktivitet korruptiv dhe mafioz?
Leje ndërtimi korruptive në Tiranë
Arben Muçobega është pjesë e aferave të lejeve të ndërtimit me klering në Tiranë.
Në gusht të vitit 2018, një zjarr përfshiu një dhomë që shërbente si magazinë në çerdhen numër 14 në Tiranë.
Çerdhja ku ra zjarr në zonën e ‘Ali Demit’, është inauguruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në shtator të 2015-ës.
Aso kohe, Veliaj ndërmori një nisëm të quajtur ‘adopto një çerdhe’, ku ftonte sipërmarrës që të kontribuonin në restaurimin e çerdheve të kryeqytetit.
Në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia për inaugurimin e rikonstruksionit të çerdhes numër 14 thuhej se donatori ishte Arben Muçobega.
Më vonë, pas ‘donacionit’, Arben Muçobega, mori nga Veliaj një leje ndërtimi për ngritjen e një pallati në zonën e ‘Pazarit të Ri’ në kryeqytet.
Vetë Muçobega pranon se ka ndërtuar 4 pallate në Tiranë. Pra nuk bëhej fjalë për donacion, por për skemë korrupsioni.
Nëse lejen për pallat tek Pazari i Ri, Arben Muçobega e ka marrë në këmbim të ‘donacionit’, po lejet e tjera si i ka marrë?
Ka dhënë apartamemte apo apo para si ryshfet? Dhe kujt ia ka dhënë?
12 tendera korruptivë
Si mos të mjaftonin lejet e ndërtimit dhe shkatërrimi i Himarës, Arben Muçobega me Bega-07, ka marrë edhe 12 tendera korruptivë.
Themi korruptivë pasi tenderat janë fituar pa garë, me ofertë fituese gati sa fondi i limit, me paracaktim dhe pazar paraprak.
Këto fakte janë vetëm maja e ajsbergut.