Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tropojë. Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një servisi, në qendër të Bajram Currit, ku gjatë një konflikti një person ka hapur zjarr duke lënë dy persona të plagosur.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku një shtetas i identifikuar nga policia ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të palgosur dy persona, të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë efektivët është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë deri më tani lidhur me këtën gjarje nuk ka asnjë reagim zyrtar. Priten më tepër detaje në vijim.