Përmbytje masive në Pejë/ Rrugët kthehen në lumenj, nëna dhe djali 5-vjeçar humbin jetën

Aktualitet

Publikuar: 25/06/2023

Përmbytje masive në Pejë/ Rrugët kthehen në lumenj, nëna dhe djali 5-vjeçar humbin jetën

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e vërshimeve të ujërave në Pejë. Policia konfirmoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte shpallur e zhdukur.

Vdekja e 5-vjeçarit dhe e nënës së tij u konstatuan nga Spitali i Pejës. Gjithashtu edhe në lagjen “Fidanishte” dy persona u dërguan për trajtim mjekësor pasi pësun lëndime nga vërshimet e ujërave.