Biznesmeni i monopoleve dhe interesave të fuqishme në Kosovë, Shkëlqim Devolli, i paguan haraç Sali Berishës, pasi ky i fundit e kërcënoi disa muaj më parë.
Prapaskena ka parë disa transaksione në vlera mijëra euro të kompanive të Devollit drejt llogarive të njerëzve të rrethit të ngushtë të Sali Berishës.
Lëvizja e parave ka ardhur pasi Sali Berisha e kërcënoi drejtëpërdrejt Shkëlqim Devollin, disa muaj më parë, pasi Devolli i bleun Klod Allajbeut televizionin ABC NEWS.
“Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje pronarëve të ABC, që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze”, tha Berisha në dhjetor 2022.
Që nga kërcënimi i Berishës kanë rrjedhur shumë ujëra. Në mes kanë negociatorë, miq të përbashkët. Syri i Berishës ndali raportimet dhe fshiu lajmet kundër Devollit. Sali Berisha nuk i përmendi më pronarët e rinj të ABC NEWS.
Një burim tha për Prapaskenën se Shkëlqim Devolli ia ka ‘gjetur anën’ Berishës duke paguar një shumë të madhe parash tek Shkëlzeni, ashtu siç bënin shumë biznesmenë për të zgjidhur hallet tek Berisha kur ishte në pushtet, apo që të mos i akuzonte pasi doli në opozitë.
Krahas shumave të mëdha të parave cash, Shkëlqim Devolli ka kaluar drejt familjes Berisha shuma të mëdha parash me anë të kompanisë ‘DE HOLDING’, përmes sistemit bankar.
Me një hetim të thjeshtë, SPAK mund t’i dokumentojë lehtësisht transaksionet pasi Berisha kërcënoi Devollin.
Një tjetër burim tha se Shkëlqim Devolli, duke luajtur me shumë porta, ka shkuar më tej, duke u afruar me Shkëlzenin, i cili është pjesë e listës së zezë.
Ka dyshime të forta se Devolli ka nisur të shëtisë Shkëlzenin në jahtet e tij luksoze, por të konfirmuara janë vetëm transaksionet.
Kujtojmë se Shkëlqim Devolli është lakuar edhe për financimin e Vetëvendosjes, ndonëse koncensionet monopoliste i ka marrë nga qeveritë e mëparshme.