Kontrabandë në doganën e Durrësit dhe Qafë Botës, të përfshirë doganierët Elvis Koka dhe Mehmeti me kompaninë e makinave të Ervis Saraçit

Kryesore

Publikuar: 23/06/2023

Kontrabandë në doganën e Durrësit dhe Qafë Botës, të përfshirë doganierët Elvis Koka dhe Mehmeti me kompaninë e makinave të Ervis Saraçit

“Pamfleti” denoncon sot një tjetër rast me evidenca konkrete që tregon shpartallimin dhe korrupsionin në doganën e Durrësit dhe atë të Qafë Botës, pika të cilat përdoren masivisht për kontrabandë mallrash dhe trafik droge, skema mashtrimi dhe dallavere.

Në skemën e radhës së kontrabandës dhe mashtrimit, rezultojnë të përfshirë tre Elvisë, doganierët e pikës dalëse Qafë Botë, Elvis Kola dhe Elvis Mehmeti, si dhe Elvis Saraçi, administrator i kompanisë Covi Servizi, e përdorur në skemën e mashtrimit.

Sipas deklaratave të eksportit me datë 19.04.2018, R1353 datë 27/04/2018 dhe datë 29/05/2018, të Degës së Doganës Durrës është kryer kontrabandë me artikullin: Veshje këmbe.

Vlen të theksohet se kuptimi i kësaj procedure është: Kthim në origjinë pa procedurë të mëparshme. Kjo do të thotë që n.q.s subjekti që kishte sjell me konteinier në portin e Durrësit artikullin: Veshje këmbe, dhe nuk do të binte dakort me mallin që i qe paraqitur në doganë, do të duhej ta kthente atë mall sërish tek eksportuesi kinez.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe malli në fakt, nga deklarata doganore rezulton ti jetë dërguar kompanisë greke TSEMPERIS KONSTNINOS EL.VENIZELOU NR. 53 AGIA BARBARA DOY NIKAIAS GREQI, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë në Qafë Bote.

Duhet theksuar se kompania COVI SERVIZI-SHPK me Nipt L32104003T në pronësi të Ervis Saraçit, të gjithë aktivitetin e saj prej 2014 e ka vetëm me import makinash e pjesë këmbimi, pra që është më shumë një servis makinash.

Papritur kjo komapani në një një moment kryen importe ‘veshje këmbe’ të cilat as nuk i finalizon kurrë por “i dërgon” pranë një “kompanie greke”.

“Nëpërmjet deklaratave të eksportit R1089 datë 19.04.2018, R1353 datë 27/04/2018 dhe R3138 datë 29/05/2018, të Degës së Doganës Durrës është kryer kontrabandë me artikullin: Veshje këmbe.

Keto tre deklarata eksporti kanë procedurë nacionale 3100.

Vlen të theksohet se kuptimi i kësaj procedure është: Kthim në origjinë pa procedurë të mëparshme. Kjo do të thotë që n.q.s subjekti që kishte sjell me konteinier në portin e Durrësit artikullin: Veshje këmbe, dhe nuk do të binte dakort me mallin që i qe paraqitur në doganë, do të duhej ta kthente atë mall sërish tek eksportuesi kinez. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe malli në fakt, nga deklarata doganore rezulton ti jetë dërguar kompanisë greke TSEMPERIS KONSTNINOS EL.VENIZELOU NR. 53 AGIA BARBARA DOY NIKAIAS GREQI, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë në Qafë Bote.

1. Cilat kanë qenë arsyet për të cilat agjencia doganore ka përpiluar një deklaratë doganore me procedurë të zgjeruar 3100 dhe ndërkohë mallin nuk e ka rikthyer në origjinë?!! Drejtoria e Hetimit duhet të marrë në pyetje agjencinë perkatëse për arsyen e mos respektimit të procedurave të importit dhe të kryejë penalizimin.

2. Si ka mundësi që një kompani e quajtur COVI SERVIZI-SHPK me Nipt L32104003T, e cila në gjithë aktivitetin e saj prej 2014 është marrë vetëm me import makinash e pjesë këmbimi, pra që është më shumë një servis makinash:

në një moment kryen importe ‘veshje këmbe’ të cilat as nuk i finalizon kurrë por “i dërgon” pranë një “kompanie greke”

1. Nqse subjekti COVI SERVIZI do të donte të kryente eksport me procedurtë 3100, përse nuk i ka futur në regjimin e magazinimit doganor nëpërmjet Imp7 dhe më pas mund ti nxirrte prej andej me procedurë 3100 ashtu siç edhe ligjërisht është e miratuar?!!!

Mos zbatimi i kesaj procedure i ka dhene mundesine e kontrabandimit te ketyre tre konteniereve pergjegjesit te sheshit te konteniereve, pasi kontenieret do te duhej te kalonin tek Sektori i Regjimeve aty ku mund edhe te benin procedure 3100.

2. Drejtoria e Hetimit te marre ne pyetje perfaqesuesit e kompanise COVI SERVIZI-SHPK me Nipt L32104003T, per arsyen e vertet te perfshirjen se saj ne kete skeme mashtrimi.

3. Drejtoria e Hetimit duhet te marre ne pyetje shoferet e mjeteve AA 214 SF / ABR 080; AA 377 NJ / AER 692; AA 214 SF / ABR 080 per intenerarin e levizjes ne datat e meposhtme:

1. Te merren ne pyetje doganieret e pikes dalese Qafe Bote, Elvis Koka dhe Ervis Mehmeti lidhur me daljen nga territori doganor shqiptar i ketyre mjeteve.

2. Hetuesit doganore te marrin prane doganes greke ne Qafe Bote nje konfimim paraprak lidhur me zhdoganimet e subjektit TSEMPERIS KONSTNINOS, ne datat e lartepemendura, me artikullin veshje kembe. Te verifikohet nqse egziston vertet nje subject grek me kete emer dhe nqse mjetet me target e lartepemendura kane hyre me ngarkese apo bosh ne territorin doganor grek./Pamfleti