Ky është pronari i fasonerisë që tentoi të fshihte vdekjen e punëtorit Taulant Dika, arrestohet

Kryesore

Publikuar: 22/06/2023

Ky është pronari i fasonerisë që tentoi të fshihte vdekjen e punëtorit Taulant Dika, arrestohet

Ky është Fredi Kalesha, pronari i fasonerisë në Thumanë, në të cilë humbi jetën punonjësi Taulant Dika, 34 vjeç.

Dika, baba i dy fëmijëve, humbi jetën dje pasi e zuri poshtë një makineri.

Mediat raportojnë se pronari i fasonerisë ka tentuar të manipulojë dhe të fshehë ngjarjen e rëndë, me qëllim për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale, për mungesë të masave të sigurisë në punë.

Prapaskena mëson se sot, Fredi Kalesha është arrestuar nga policia.