Ben Tigrit i ‘lagen pantallonat’ 6 orë para hetuesve, del si i pandehur nga dera e SPAK-ut, korrupsion me Klod Zoton dhe Lirim Fezollarin

Aktualitet

Publikuar: 22/06/2023

Ben Tigrit i ‘lagen pantallonat’ 6 orë para hetuesve, del si i pandehur nga dera e SPAK-ut, korrupsion me Klod Zoton dhe Lirim Fezollarin

Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj qëndroi prej më shumë 6 orë në SPAK, duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve dhe mbase vetë Altin Dumanit, për rolin e tij në dy dosje: inceneratorët dhe privatizimet.

Burime thonë se Arben Ahmetaj e ka lëshuar veten në disa momente, duke demostruar shenja frike dhe paniku, sidomos gjatë ballafaqimit me provat që rrëzojnë pretendimet e tij, se nuk ka lidhje me akuzat.

Për herë të parë, emblema e korrupsionit dhe pazareve në Shqipëri, Ben Tigri, e ka parë veten të pambrojtur nga partia, Edi Rama, oligarkët dhe klientët, me të cilët ka vjedhur dhe ndarë pararë dhe pasuritë publik.

Arben Ahmetaj i janë komunikuae disa akuza dhe ka dalë si i pandehur nga dera e SPAK-ut, për korrupsion me Klodin Zoton e inceneratorëve dhe Lirim Fezollarin.

Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja, tha ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.