Seks në zyrë/ Safet Gjici mbyll facebook, dyshime për arratisje në Dubai nga frika e arrestimit

Kryesore

Publikuar: 17/06/2023

Seks në zyrë/ Safet Gjici mbyll facebook, dyshime për arratisje në Dubai nga frika e arrestimit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”, pas shkarkimit nga qeveria.

Gjithashtu përflitet se Safet Gjici mund të jetë arratisur në Dubai në momentin që video erotike ka dalë jashtë kontrolliz, me qëllim për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga Spak.

Pas reagimit të tij për videon e seksit, në faqen e tij vërshuan komentet negative dhe fillimisht Gjici mbylli komentet.

Nëse kërkohet në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist.

Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.