Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që po kryen SPAK, pas publikimit të video-skandalit, ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda në ambientet e zyrës.
Gjici është subjekt i SPAK-ut për shkak të cilësisë si zyrtar i lartë. Ai akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.
Burime për media bëjnë me dije se SPAK ka identifikuar vajzën që shfaqen në video, por që ende nuk është marrë në pyetje. Për hetimet do të thirren të dëshmojnë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Kukësit.
Po hetohet edhe nëse në video ka pasur biseda për dhënin e favoreve gjë që do të rëndonte edhe më shumë pozitën e Gjicit.
Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos erotike, e filmuar teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës. Ai tha se filmimi është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 14 majit.
Safet Gjici, i cili vetëm pak javë më parë fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit, thotë se me vajzën në fjalë, ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh.