Everest pjesë e një dosje të SPAK për korrupsion, i shembet edhe fasada mbi kokën e Tatimeve VIP

Krim & Korrupsion

Publikuar: 15/06/2023

Everest pjesë e një dosje të SPAK për korrupsion, i shembet edhe fasada mbi kokën e Tatimeve VIP

Kompania e dyer aluminit dhe ndërtimit Everest me administrator Sokol Çupin, është pjesë e një dosje hetimore të SPAK për korrupsion.

Hetuesit besojnë se kompania ka korruptuar zyrtarë të tatimeve, duke përfituar para publike me kontrata të dyshimta.

Ndërkaq, disa ditë më parë, një incident ka ndodhur në godinën e Everest në Astir, e cila është marrë me qira nga Tatimet.

Një fasadë e madhe është shembur nga godina. Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Ngjarja, e cila është mbajtur e fshehtë, mund të kishte pasoja në njerëz.

Në godinë, punon administrata e Tatimpaguesve të Mëdhenj, e njohur ndryshe si Tatimet Vip.