Dyshohet të jetë i qëllimshëm/ Zjarri në një lokal në Durrës, biznesi në pronësi të babait të Noizyt

Aktualitet

Publikuar: 11/06/2023

Dyshohet të jetë i qëllimshëm/ Zjarri në një lokal në Durrës, biznesi në pronësi të babait të Noizyt

Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

Deri më tani, sipas burimeve, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, pasi dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.
Janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ka vetëm dëme materiale.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.