Manchester City ka fituar Champions League.
Finalja e madhe mes “citizens” dhe Interit u luajt në stadiumin “Atatürk Olympic” në Stamboll.
Edhe pse City humbi lojtarin kyç të finales,
Kevin De Bruyne në pjesën e parë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë ku Rodri shënoi gol në minutën 68-të.
Ky gol ishte i mjaftueshëm për ekipin e Guardiolës që fiton trofeun e madh të Champions League.