FINALJA/ Wesley Sneijder: Fiton Interi me penallti

Sport

Publikuar: 10/06/2023

FINALJA/ Wesley Sneijder: Fiton Interi me penallti

Ish-mesfushori i Interit, fitues i Champions League në vitin 2010, ka komentuar finalen në një lidhje direkte me “Studio Champions”

I intervistuar nga RTSH Sport, ish-mesfushori holandez ka theksuar se nuk ka diferenca mes finaleve, nëse do të bëhej një krahasim me atë të luajtur në vitin 2010.

Finalja është finale, nuk ka diferenca. E vetmja diferencë është që atëherë ishte Bayern, ndërsa sot është Manchester City. Por finalet kanë tensionin, vëmendjen e publikut dhe të gjitha skuadrat duan të fitojnë, siç është Interi”.

Sigurisht që nuk kishte se si të mungonte një parashikim i holandezit për këtë finale. “Do jetë një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë e njohim forcën e Manchester City-y, por Interi, si skuadër italiane, do jetë shumë e fortë në mbrojtje. Ndeshja do shkojë barazim dhe në fund do të fitojë Interi me penallti”.