Çiljeta, Olta Gixhari, Malaj dhe Alketa Vejsiu të përfshira në pastrim parash? Reklamuan lavatriçen DentalCare One që punonte në të zezë, 540 mijë euro nga parajsat fiskale

Investigim

Publikuar: 10/06/2023

Çiljeta, Olta Gixhari, Malaj dhe Alketa Vejsiu të përfshira në pastrim parash? Reklamuan lavatriçen DentalCare One që punonte në të zezë, 540 mijë euro nga parajsat fiskale

Personazhet VIP, mes tyre edhe Soni Malaj, Jonida Vokshi, Alketa Veksiu, Çiljeta dhe Olta Gixhari, reklamojnë një klinikë dentare në Tiranë, e cila krahas shërbimit dentar, bën edhe lavatriçen e parave me burim të dyshimtë nga parajsat fiskale drejt Shqipërisë.

Nuk dihet se sa janë paguar dhe se si janë paguar katër zonjat për të reklamuar klinikën denatare DentalCare One, nëse i kanë deklaruar të ardhurat, pasi klinika nuk ishte e regjistruar kur katër nga pesë zonjat i bënin reklamë.

Kur Soni Malaj, Jonida Vokshi, Alketa Veksiu dhe Çiljeta reklamonin klinikën, kjo e fundit nuk ishte regjistruar si biznes, pra funksiononte në mënyrë të paligjshme.

DentalCare One u themeluar nga Gianmarco Mehmeti, i biri i Abedin Mehmetit, pronarit të depos dentare Albadent, dhe bashkëjetueses së tij, O. B.

Aktiviteti dentar dhe fitimprurës filloi që prej janarit të vitit 2019 (gjithë aktiviteti pasqyrohej me video e foto në rrjetet sociale), por megjithatë për gati dy vite nuk u deklarua asgjë në Tatime.

Regjistrimi në QKB u bë vetëm në shtator të vitit 2022, me kapital 50 mijë lekë, një vlerë qesharake në raport me investimin, përfshirë pajisje, 5 salla operuese, staf etj., që kapin një vlerë qindra mijëra euro.

Biznesi vazhdonte aktivitetin në të zezë vetëm pak metra larg Gardës së Republikës në Tiranë, ndërkohë që organet ligjzbatuese bënin një sy qorr përpara shkeljes flagrante, edhe pse Mehmeti ishte i skeduar më parë për pastrim parash.

Nga viti 2019 deri në shtator 2022, çifti B-M, me sa duket me mbështetjen në hije të baballarëve të tyre, kanë kryer një aktivitet kriminal financiar, në mes tē Tiranës.

Klinika dentare u pap në mënyrë të paligjshme, pasi kompania Albadent, depo dentare, e Abedin Mehmetit, kishte kaluar në shoqësi në likudim në korrik të 2018.

Evidencat janë të qarta për pastrim patash, aktivitet të paligjshëm, shmangie taksash, fshehje të ardhurash, punë në të zezë etj., me klinikën dentare.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që drejtësia nuk vepron përpara shkeljeve të famijes së Abedin Mehmetit.

Në vitin 2016, një dosje penale implikonte Albadent për pastrim parash.

Shtetasi italian Alessandro Enrico Donadon akuzohej për pastrimin e mbi 500 mijë eurove përmes Intesa San Paolos në Shqipëri, e njohur si banka e familjes Berisha dhe e Arben Ahmetajt.

Intesa San Paolo ka mbuluar edhe investimin e dyshimtë të Shkëlzen Berishës, me kredinë e dyshuar si fiktive 1.8 milonë euro, për fabrikën e boronicave në Gërdec.

Ndërkaq, Prapaskena.al ka siguruar vendimin e plotë gjyqësor ku italiani pretendonte se paratë i kishte sjellë në Shqipëri për familjen Mehmeti.

Në fakt paratë kanë ardhur nga parajsa fiskale San Marino. Nuk dihet burimi. Mund të jenë para të mafies italiane, mund të jenë para trafiqesh, por mund të jenë edhe para korrupsioni të ndonjë pushtetari, i cili mund t’i ketë fshehur paratë jashtë, duke tentuar t’i rikthejë për t’i investuar në biznes.

“Në datë 13.11.2015 ky shtetas ka njoftuar bankën për tërheqjen e një shume rreth 50.000 Euro, duke arsyetuar se do të likujdojë faturat e lëshuara nga shoqëria “Albadent”, të cilat kanë rezultuar fatura me format të thjeshtë dhe jo fatura tatimore, në një vlerë të përgjithshme prej 39.400 Euro.

Në datë 07.12.2015, në përfundim të procesit të verifikimit, përfshi dhe 11 çeqet e tjera me vlerë 524.000 Euro, shuma e përgjithshme në llogarinë personale të shtetasit Alessandro Enrico Donadon rezulton në vlerën 538.910 Euro

Për të justifikuar mbulimin e të ardhurave dhe arsyen e tërheqjes së tyre nga banka Intesa Sanpaolo, shtetasi Alessandro Enrico Donadon ka depozituar në bankë fatura blerje të disa pajisjeve dentare nga shoqëria “Albadent” si dhe faturën e shitjes së tyre nga kompleksi spitalor universitar “Zonja e Këshillit të Mirë”, thuhet në vendim.

Pas “Zonja e Këshillit të Mirë”, qëndron Tritan Shehu, një nga ikonat e korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri. Shehu e ka nisur aktivitetin kriminal me kompaninë Shqiponja, duke thyer embargon e naftës ndaj Millosheviçit.

Ndërkaq, policia gjyqësore mori në pyetje Abedin Mehmetin, i cili pranoi njohjen me shtetasin italian Alessandro Donadon, por mohoi kategorikisht të ketë kryer transaksione financiare me të.

Me kaq u mbyll dosja e italianit dhe Abedin Mehmetit, i cili e justifikon pasurinë marramendëse, kompanitë e themeluara dhe luksin mes të cilit jeton, vetëm përmes të ardhurave nga emigracioni. Vijon…