Alarm për bomba, evakuohen disa shkolla dhe Kuvendi në Mal të Zi

Aktualitet

Publikuar: 08/06/2023

Alarm për bomba, evakuohen disa shkolla dhe Kuvendi në Mal të Zi

Një alarm për bombë është përhapur në Malin e Zi ditën e sotme në parlamentin e vendit dhe në një numër të madh të shkollave. Mediat vendëse shkruajnë se menjëherë pas kësaj është bërë evakuimi i të gjithë personave të ndodhur në ndërtesat e rrezikuara.

Pavarësisht se e shkuara ka treguar se këto alarme janë false në përgjithësi, mobilizimi është shumë i nevojshëm për të shmangur çdo rrezik. Kuvendi ka njoftuar se punëtorët nuk do të kthehen sot në punë. Gjithashtu janë evakuuar shkollat ​​në Podgoricë, Tivar, Nikshiç, Bijelo Polje, Kolashin, Mojkovac, Danilovgrad dhe Tivar.

Mediat vendase shkruajnë se, informacioni për eksplozivët e vendosur ka mbërritur edhe në adresat e disa shkollave në Bijelo Polje. Fëmijët nga disa shkolla të Nikshiqit gjithashtu u kthyen në shtëpi pas.

Në dhjetor të vitit të kaluar, shkollat pezulluan mësimin e rregullt dhe aplikuan mësimin online në institucionet arsimore, pasi një “e-mail” kërcënues për bomba të vendosura, të cilat rezultuan të jenë false, mbërriti në e-mailet e 93 shkollave malazeze.