“Po ikin palaçot”, Açka përplaset me deputetët në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. I kthehet Korreshi: Si nuk të vjen turp ty moj?!

Politikë

Publikuar: 07/06/2023

“Po ikin palaçot”, Açka përplaset me deputetët në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. I kthehet Korreshi: Si nuk të vjen turp ty moj?!

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta ditën e djeshme.

Teksa një grup deputetësh do largoheshin nga mbledhja, pasi nuk po dëgjoheshin, deputetja Flutura Açka i ka quajtur ata palaço.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Saimir Korreshit, i cili e ka pyetur se si nuk i vjen turp.

Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.

Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?