Mbyti nënën me plastmas/ Zbardhet DËSHMIA e Albi Muhollarit: Ishte moment delikat, unë meritoj…

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2023

Mbyti nënën me plastmas/ Zbardhet DËSHMIA e Albi Muhollarit: Ishte moment delikat, unë meritoj…

Është zbardhur dëshmia e 24-vjeçarit Albi Murollari, i cili vrau nënën mbrëmjen e djeshme në Përmet.

Para uniformave blu, Albi Muhollari ka pranuar krimin e kryer, teksa ka deklaruar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet

‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, tha Muhollari.

24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se në gjendje depresive ka mbytur me plastmas nënën e tij Zeniate Muhollari, 65-vjeçe. Të dy jetonin prej kohësh në Amerikë dhe para 4 ditësh ishin kthyer në Përmet për të kaluar pushime.