Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i cili plagosi me thikë dy persona në Sarandë, këtë mesditë.
Autori i dyshuar është Fatmir Jashari, 52-vjeç i cili plagosi me thikë shtetasit Edmond Sulo dhe Spiro Llambri, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet Fatmir Jashari i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar rezulton i arrestuar në vitin 2000 në Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cili kryente trafik drogë, ngjarje për të cilën u dënua 2 vjet burg.
Gjate kontrollit të banesës se Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.