Përplasen dy mjete në Tiranë, ndërron jetë 7-vjeçari që ndodhej në rrugë

Pa kategori

Publikuar: 03/06/2023

Përplasen dy mjete në Tiranë, ndërron jetë 7-vjeçari që ndodhej në rrugë

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.