Prapaskena

Pa kategori

E rëndë në Tiranë/ Përplasen 2 makina, ndërron jetë fëmija 7 vjeç

Publikuar: 03/06/2023

Një aksident tragjik pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në fshatin Bërxullë ku ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës 6-7 vjeç pas përplasjes së dy makinave.

Fëmija nuk ishte pasagjer në asnjërin prej mjeteve por ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit



Më të lexuarat