Berisha: Unë nuk kam blerë kurrë vota (vetëm Shkëlzeni), duhet votim me detyrim

Kryesore

Publikuar: 20/05/2023

Berisha: Unë nuk kam blerë kurrë vota (vetëm Shkëlzeni), duhet votim me detyrim

Sali Berisha ka deklaruar sot nuk ka blerë kurrë vota, siç bën, sipas tij, Edi Rama.

Nuk kam paguar kurrë dhe nuk paguaj njeri”, tha Berisha.

Ish kryeministri duket se është korrekt me këtë deklaratë. Vetë Berisha nuk mund të imagjinohet që të blejë vota.

Por pyetja që ngrihet është: A ka hedhur lekë Shkëlzeni për të blerë vota, me anë të rrethit të tij?

Shërbimet vendase dhe partenre e dinë shumë mirë përgjigjen.

Berisha ka deklaruar se në Shqipëri votimi duhet të bëhet me detyrim.

Ai u shpreh se një hap i tillë do të pamundësonte shit-blerjen e votës, ndërkohë që solli raste të suksesit të kësaj metode në Australi apo Greqi.

Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan kodin zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha ai.