Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka nisur gjoja të kritikojë Erion Veliajn pas fushatës, ku mundi Belon e Berishës me 60 mijë vota diferencë, si dhe pasi ka marrë nga Veliaj leje për kulla në Tiranë.
Jamarbri, me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, ka akuzuar Erion Veliajn për asfalt elektoral para votimeve.
“Pa u mbushur 10 ditë nga hedhja e asfaltit elektoral në njësinë 8 filloi të mbledhë ujë e të çahet. E gezofshin mashtruesin e Soros!“, shkruna Malltezi ne postimin e tij.
Kujtojmë se Veliaj i ka dhënë leje dhëndrit të Berishës për të ndërtuar kulla në Tiranë, me anë të të cilave dyshohet se ka pastruar paratë e pista.
Madje vetë Rama ka reklamuar kullat e reja të dhëndrit të Berishës. Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh i quajtur “MANGALEM” i ndërtuar nga kompania KONTAKT në rrugën “Ali Demi”.
Dhëndri i Berishës ka ngritur 19 kulla në Tiranë, pasi grabiti ish Klubin Pattizani kur vjehrri i tij ishte në pushtet.
Lejet për kulla i ka marrë sa nga Rama, Basha dhe Veliaj.
Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha, ka ngritur biznese, televizion dhe ka krijuar një pasuri miliona euro vetëm si sekser.