Plas sherri, Meta kërkon mbrapsht 5 milionë euro që hodhi në Kamëz, paratë dyshohet se u vodhën në një banesë para shpërndarjes

Krim & Korrupsion

Publikuar: 15/05/2023

Plas sherri, Meta kërkon mbrapsht 5 milionë euro që hodhi në Kamëz, paratë dyshohet se u vodhën në një banesë para shpërndarjes

Dramë e dyfishtë për Ilir Metën disfata në Kamës, ku kandidati socialist Rakip Suli fitoi me reth 60 % të votave, një rezultat shokues për Arjan Hoxhën e linjës së Berishës.

Disfata në Kamës është pasuar me tension dhe kërcënime fizike mes Ilir Metës dhe të besuarve të tij në Kamëz.

Molla e sherrit janë 5 milionë euro të hedhura nga Ilir Meta, për blerje votash në Kamëz, por që paratë e hedhura nuk janë reflektuar në rezultat.

Një burim nga një strukturë ligjzbatuese tha se paratë kishin ardhur nga Durrësi dhe ishin vendosur në një banesë në Kamëz, për t’u shpërndarë 48 orët e fundit të fushatës.

Shuma e parave është mësuar nga përgjimet.

Sipas këtij burimi, paratë janë vjedhur nga banesa në fillim të javës që kaloi, duke çoroditur dhe futur në panik grupin e Metës në Kamëz.

Ka dyshime të forta se paratë janë vjedhur në bashkëpunim me një prej anëtsrëve të grupit të Metës në Kamëz.

Kujtojmë që Meta ua kishte besuar fushatën në Kamëz ish tankistit Faik Basha, ish hajdutit ordiner të naftës Eduart Greci si dhe disa të besuarve të dajës së tij, Vladimir Metani, i cili ka marrë miliona euro para publike me kompaninë e tij të ndërtimit ‘Desaret Company’, me nipt: K01816001J.

Vjedhja e parave i është mbajtur sekret Ilir Metës, me shpresën se Arjan Hoxha do të fitonte në mënyrë të natyrshme, meqenëse Kamza konsiderohet një bastion i PD-së.

Për shkak të implikimit të Metës me para, Hoxha nuk bëri një fushatë serioze, pasi e konsideronte fitoren e sigut.

Rezultati ishte befasues edhe për vetë fituesin, Rakip Sulin.

Pas publikimit të rezultatit, Meta u ka kërkuar llogari mbështetësve dhe tij dhe kthimin e parave.

Disa nga bisedat me kërcënime me jetë, pazare dhe sharje, besohet se janë kapur edhe nga përgjimet e organeve ligjzbatuese.