Duket se Partia Socialiste do të marrë drejtimin e Devollit pas 30 vitesh.
Janë numër 48 kuti nga 49 në total dhe deri më tani këtë garë e kryeson kandidati i PS, Eduart Duro me 7693 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli me 7339 vota.
Edhe pse ka mbetur ende një kuti, e cila nuk pritet të ndryshojë rezultatin, mbështetësit e Duros kanë nisur festimet jashtë qendrës së numërimit.