Berisha “bie” në vendlindje, në Libohovë fitojnë “funeralet falas”

Aktualitet

Publikuar: 15/05/2023

Berisha “bie” në vendlindje, në Libohovë fitojnë “funeralet falas”

Rexhë Byberi ka arritur të marrë mandatin e dytë në Tropojë.

Menjëherë pas numërimit të kutive, socialistët janë mbledhur për të kërcyer ndërsa i bien daulles.

Festës i bashkohet edhe Rexhë Byberi i cili mori fitoren me 5126 vota ndërsa rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj mori 4876.

Me vetëm 250 vota diferencë ia doli që të marrë mandatin e dytë.

Ka përfunduar votimi në Libohovë dhe Memaliaj, ku me diferencë të ngushtë votash, ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në Libohovë kandidati Adil Xhelili i “Bashkë Fitojmë” ka kryesuar me 1401 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide mundi të sigurojë 1234 vota nga të gjithë kutitë e numëruara, me 167 vota më pak.

Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi dhe fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota.

Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.

Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.