Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht pasi fotografuan fletën e votimit.
Mësohet se çifti pasi kanë fotografuar fletën kanë dalë jashtë qendrës së votimit, por veprimi i tyre është parë nga një prej vëzhguesve, i cili edhe i ka denoncuar në polici.
Në një video të publikuar nga “SarandaWeb”, ky shtetas dëgjohet teksa thotë se një person me emrin “Spiro” i ka kërkuar të votojnë dhe më pas të fotografojnë votën kundrejt një shume prej 50 mijë lekësh të vjetra.
Më pas bashkëshortja e tij tregon se Spiro i kishte premtuar 50 mijë lekë të vjetra çiftit të bashkëshorteve.
Pjesë nga biseda:
L. T.: Po çke tani?
Denoncuesi: Kush do të jepte lekë, do kesh probleme më thuaj, kush do të jepte lekë? Do vehs në burg ore
L. T.:Po le të vete.
Denoncuesi: Kush do të jepte lekë?
Burri: Spiro, do të më jepte 50 mijë lekë
Denoncuesi: Nga 50 mijë e shisni hë?
L. T.: Po do blija ndonjë gjë për kalamajtë
Gruaja: Me gjith Spiron do të fut në burg
Denoncuesi: Sa lekë të ka dhënë Spiro
Gruaja: Nuk më ka dhënë asnjë lekë
L. T.: E bëmë kot për qejf foton, le të vete në burg.
Gruaja: 50 mijë lekë për dy veta, por nuk na ka dhënë akoma lekë
Denoncuesi: Po kur do ja u jepte apo pasi ti dërgonit foton
L. T. Eeeee pasi t’ja dërgonim, nuk e di.