Popull i varfër me politikanë të pasur. Është ky realiteti i hidhur, por i ditëve të sotme që jetohet në Shqipëri. Vendi ka ende familje që hanë bukë të thatë, teksa politikanët nën siglën e partisë që kanë zgjedhur jetojnë mes luksit dhe pasurive të paluajtshme, por jo vetëm.
Në datën 14 Maj pritet të mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri, ndërsa është përcaktuar renditja e subjekteve zgjedhore dhe e kandidatëve për kryetarë bashkie në fletët e votimit.
Në Bashkinë e Kukësit, kandidon Admir Sinamati i “Bashkë Fitojmë” dhe Safet Gjici i Partisë Socialiste.
Së fundmi një qytetar i Kukësit, i bën thirrje shtetit të hetojë shtetasin Rrahman Demaj, ish-drejtor i IKMT, në Bashkinë Kukës dhe sot sekretar i PD, në qytetin në fjalë.
Qytetari shkruan se Demaj ka në pronësi një restorant hotel, Kompleks Dardania dhe për këtë pyet se si Demaj arriti ta ngrejë këtë biznes me një rrogë 700 mijë lekëshe.
Qytetari thotë se biznesi i Demaj ka një vlerë mbi 1 milion euro, ndërsa shton se i ka dalë shpirti në punë dhe përsëri nuk ka arritur të nxjerrë gjë në dritë dhe të hap një biznes.
Qytetari:
Pershendetje Joq. A Mundeni ta Publikoni edhe ti bejni thirrje Shtetit sesi Rrahman Dema ( Ish Drejtor IKMT Bashkis Kukes ), Sot Sekretar i PD si Mundi te Bej nje Restaurant Hotel ( Kompleksi Dardania ) me Nje rroge 700 mij lekeshe? Sot lufton me mish e me shpirt per te fitu Bashkin se i duhet me vjedh per te ndertu ndonje kompleks tjeter! A ka Shtet qe Heton qe ky person ben gjith kte kompleks se ne na dol shpirti tu punu e smund po nxjerrim gje ne drit!? Te kompleksi tij. Nje biznes me vler mbi 1 milion euro.
