Një ditë pasi u shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli shkoi menjëherë drejt Shkodrës ku u takua me nënën e tij dhe shkoi dhe tek varri i babait të tij, gjë të cilën e kishte thënë dhe disa herë gjatë qëndrimit në Big Brother Vip.
Por, në disa video dhe foto që qarkulluan në rrjetet sociale, Luizi shfaqej me një makinë luksoze tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë, teksa ai kishte deklaruar se kishte një makinë të thjeshtë tip “Golf 5”.
Por, fansat nuk iu kanë shpëtuar detajet dhe duket se kanë zbuluar pronarin e mjetit. Mjeti tip “Range Rover” duket se është i Kiara Titos.
Në një video që Olta ka publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me Kiarën, pas krahëve të tyre shfaqet i njëjti mjet me të njëjtën targë me të cilën Luizi ishte në Shkodër dhe ndjekësit mendojnë se ajo makinë është e Kiarës.
Por, pyetja që shtrohet është se ku i gjeti Kiara paratë për të blerë një makinë të tillë?
Moderatorja rezulton se nuk ka burime financuare për të blerë një Range Rover qê kushton mbi 60 mijë euro.
Kiara Tito ka një biznes pa bilinace për shitje rrobash me pakicë si dhe pagën si moderatore në televizione.
Këto të ardhura nuk mjaftojnë për të mbuluar Range Roverin. Ndërkaq, gjatë BBV, Kiara ka pranuar 9 ish të dashur.