Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Rrëshen ku ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e qytetit, Ndrec Dedaj.
Rama nuk ka kursyer ironitë me kandidatin kundërshtar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, duke thënë se pretendon të marrë votat teksa thotë se “është djalë i mirë”.
“Kam qeshur teksa po vija këtu, se më thanë që thotë se është djalë i mirë”, tha Rama.
“Sot e kemi sjellë ekonominë shqiptare duke bërë rritjen më të madhe të pagave. Deri sa të bëhet 900 euro. Kjo patjetër shoqërohet me rritjen e pagave në sektorin privat. Jo si ky këtu që thotë jam djalë i mirë. Ne nuk kemi ardhur këtu për të kërkuar dhëndër, por kërkojmë njeriun që do të vazhdojë katër vite të punojë për Mirditën.
Çdo gjë e kisha dëgjuar, por që të thotë jam djalë i mirë, këtu e dëgjova. A është kalë i mirë? Mesa shoh unë i paska gjunjët copë. S’e njoh fare kush është, por kam qesh tani rrugës që po vija se më thanë thotë që është djalë i mirë”, u shpreh ndër të tjera Rama.