“S’ka burrë nëne të më kërcënojë!”, Sinan Idrizi flet për deklaratën ndaj Berishës

Politikë

Publikuar: 04/05/2023

“S’ka burrë nëne të më kërcënojë!”, Sinan Idrizi flet për deklaratën ndaj Berishës

Biznesmeni Sinan Idrizi sqaroi nëse ka mosmarrëveshje mes tij dhe Sali Berishës, teksa u pyet për deklaratën që bëri disa muaj më parë për këtë të fundit duke thënë se “s’ka burrë nëne që e kërcënon”.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se Berisha nuk ka asgjë me atë pasi ai është simpatizant i PD.

Më tej Idrizi tha se është histori tjetër fakti që kryeministri Edi Ram, bën për vete demokratët.

“Berisha nuk ka gjë me mua sepse unë jam simpatizantë i PD-së, kështu që unë e kam të deklaruar votën. Politikisht jemi të qartë, unë jam i djathtë në bindjet e mia. Pastaj është histori tjetër se si Rama bën për vete demokratët”- tha ai.

Kujtojmë se Idrizi u akuzua nga ish-kryeministri Berisha si një person i komanduar nga Rama dhe Erdogan të cilët e detyruan të blente godinën e shkollës “Mehmet Akif”, e cila u mbyll disa muaj më parë nga qeveria.

Idrizi asokohe i kërkoi ish-kryeministrit Berisha që të ndalte kërcënimet, pasi sipërmarrja e tij lidhej vetëm me shkollat dhe se nuk po përdorej nga askush.

“S’kam çfarë ti them unë fare. Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Ta ankorojë anijen në port tjetër…”, deklaroi Idrizi për Berishën.